
Arbër Hoxha gjen golin e radhës me Dinamon e Zagrebit, sulmuesi kuqezi shtang rivalët duke u shfaqur nga hiçi
Arbër Hoxha ka gjetur golin e radhës me Dinamon e Zagrebit. Sulmuesi i Kombëtares po kalon një sezon të shkëlqyer në Kroaci, ndërsa goli i tij i dha avantazhin e dyfishtë Dinamos kundër Varazdin.
Goli i Hoxhës u shënua në minutën e 37. Për të ishte goli i katërt në kampionatin kroat, ndërsa ka asistuar edhe dy të tjerë.
Dinamo e Zagrebit në rast se shmang surprizat, do të vendoset 1 pikë pas Hajdukut të Splitit. Këto të fundit ndërkohë duhet të luajnë ndeshjen e tyre për javën e 14.
Lini një Përgjigje