
Ka shumë sportistë që nuk mund të rrinë larg problemeve që kanë prekur planetin dhe që nuk kanë të bëjnë me aktivitetet e tyre sportive. Është ky rasti i Ilia Zabarnji, qendërmbrojtësit të PSG-së që gjithnjë ka qenë i përfshirë në mbrojtjen e vendit të tij, Ukrainës që nga momenti kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt të 2022.
Futbollisti gjithnjë bën postime në Instagram Story në lidhje me luftën e Ukrainës kundër rusëve. E përdor vazhdimisht këtë rrjet social për të dënuar krimet e tmerrshme të kryera nga Vladimir Putin dhe mesazhi i fundit i tij ishte shumë i qartë dhe i drejtpërdrejtë: ‘Rusia është shtet terrorist’.
Një postim të cilin ai e bëri pas fitores së Ukrainës ndaj Islandës në sfidën e fundit të kualifikueseve të Botërorit 2026. Një sukses që i shërbeu Ukrainës të kualifikohet për në “playoff” ku do të përballet me Suedinë më 26 mars dhe nëse fiton Ukrainën e pret një finale me fituesen e sfidës mes Kombëtares shqiptare dhe Polonisë në 31 mars.
Por shqetësimi i Zabarnji, 23-vjec, është situata dramatike që po përjeton vendi i tij. Që kur ishte në radhët e Bërnmuthit, ai bëri disa deklarata për ‘The Times’: ‘Kur nisi lufta, i dhurova shumë para ushtrisë sonë, njerëzve tanë, miqve të mi që shkojnë në luftë për të mbrojtur vendin tonë. Thjesht po ndihmojmë familjet sepse janë vetëm. Unë kam të ushqehem, kam një shtëpi, siguri, të tjerët jo. Duhe të ndihmoj’-ishin fjalët e Zabarnjit.
Padyshim që fraza e Zabarnjit se Rusia është shtet terrorist, nuk i pëlqejnë shokut të tij të skuadrës te PSG, portierit rus, Matvej Safononv edhe pse për të kjo nuk është asgjë e re. Përpara pak muajsh mbrojtësi ukrainas kishte kërkuar izolim total të futbollit rus nga pjesa tjetër e botës.
Lini një Përgjigje