TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Dhjetor 2024, 21:03

Derbi i kryeqytetit dhuron spektakël por jo fitues, Tirana “bën vetëvrasje” në fund; VAR protagonist në ‘Air Albania’

Shkruar nga Pamfleti

Derbi i kryeqytetit dhuron spektakël por jo fitues, Tirana “bën

Mbyllet pa fitues derbi i kryeqytetit. Tirana dhe Partizani ndajnë pikët, teksa supersfida e luajtur në “Air Albania” është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Në një stadium të mbushur me tifozë, të dyja skuadrat dhuruan spektakël përballë të pranishmëve.

Bardheblutë festuan vetëm për pak sekonda avantazhin, por VAR ndërhyri duke i mohuar golin kryeqytetasve në minutën e 29.

Gjumsi shpërtheu në krahun e djathtë, harkimi i tij në qendër u devijua në portë nga Sembene, i cili shkaktoi autogol.

VAR-i nuk konfirmoi golin dhe pastaj akordoi pozicion jashtë loje të Zharmuni gjatë aksionit.

Në pjesën e dytë, Partiznai u shfaq më rrezikshëm. Menjëherë pas fillimit të frakionit, Bintsuka mori vendin e Kekos, ndërsa u shfaq menjëherë rrezikshëm.

Sulmuesi shpërtheu nga krahu i djathtë dhe goditi, ndërsa gjuajtja e tij u ndal nga shtylla e portës së Selmanit.

Në mintuën e 53, Rrapaj brenda zonës pati hapësirën për të gjuajtur, por tentativa e tij u ndal nga Selmani.

Në minutën e 78, Cara hyri në zonë dhe lëshoi një gjuajtje drejt shtyllës së largët, Selmani grushtoi duke shpëtuar portën e më pas Bintsuka fluturoi topin mbi traversë.

Në minutën e 98 të sfidës, Pano Qirko priti një penallti të goditur nga Fatmir Prengaj. Kështu portieri i “Demave” kthehet në hero, duke nxjerrë të paktën 1 pikë nga kjo sfidë.

Me këtë barazim, Partizani mban i vetëm vendin e parë me 28 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e 7 me 16 pikë.

tirana partizani derbi i kryeqytetit

Lini një Përgjigje