TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Dhjetor 2024, 19:39

Ra pa ndjenja në fushën e lojës, ja si paraqitet gjendja e futbollistit të Fiorentinës

Shkruar nga Pamfleti

Ra pa ndjenja në fushën e lojës, ja si paraqitet gjendja e

Ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit shtyhet zyrtarisht. Pas ndërprerjes së sfidës nga arbitri Doveri për shkak të rënies së papritur në fushë të mesfushorit të ekipit violë, Edoardo Bove, u vendos që sfida të luhet në një moment tjetër.

Rreth minutës së 17 të ndeshjes gjatë një ndërprerje për momentin për shkak të një kontrolli të VAR, futbollisti i vendasve, Edoardo Bove u rrëzua papritur përtokë për arsye ende të panjohura.

Ndërkohë sipas mediave italiane, 22-vjeçari është përmendur dhe merr frymë lirisht, ndërsa është nën kujdesin e mjekëve në spital.

 

edoardo bove futbollisti i fiorentinës

Lini një Përgjigje