
Liverpul 2, Siti 0! Kjo e diel ndoshta do të mbahet mend si fundi i epokës Pep Guardiola te Mançester Siti, skuadër e cila ka harruar sesi fitohen ndeshjet.
Djemtë e trajnerit Arne Slot sot realizuan një fitore bindëse kundër “Qytetarëve”, duke dëshmuar se ky është sezoni i tyre dhe vështirë se dikush mund t’i rrëzojë më në Premier Ligë.
Liverpuli dominoi plotësisht gjatë gjithë takimit dhe shënoi nga një gol për pjesë loje. Në të parën shënoi Gakpo, ndërsa në të dytën Salah me penallti.
Siti ishte totalisht i pashpresë në “Anfield”, duke mos arritur të cenojë thuajse në asnjë rast pritësit, të cilët dukeshin si “qenë të tërbuar” në fushë, gati për të shqyer lojtarët e Guardiolës në gjysmëfushën e tyre.
Me këtë fitore, Liverpuli kryeson me 34 pikë në tabelën e klasifikimit në Premier Ligë, 9 më shumë se Arsenali ndjekës. Siti, ndërkohë, ka 23 pikë dhe renditet i pesti.
Lini një Përgjigje