
Ruben Amorim ka marrë fitoren e parë në Premier Ligë nën drejtimin e Mançester Junajtid, pasi ka mundur 4-0 në shtëpi Evertonin.
Markus Rashford dhe Xhoshua Zirkze ishin protagonistët e ndeshjes së luajtur në “Old Trafford” me nga dy gola secili.
Fiton edhe Çelsi. Skuadra e Mareskës ka mundur 3-0 Aston Vilën në shtëpi dhe ka kapur Arsenalin në vendin e dytë me 25 pikë. Xhekson në minutën e 7 Fernandez në minutën e 36 dhe Palmer në minutën e 83 realizuan për Blutë.
Zhgënjen Totenhemi. “Spërsat”, pas fitores së madhe 4-0 kundër Sitit javën e kaluar, nuk shkuan më larg se një barazim 1-1 në shtëpi kundë Fulhamit.
Xhonson shënoi për Totenhemin në minutën e 54 ndërsa Kairnei barazoi për miqtë në minutën e 67.
Lini një Përgjigje