TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Qershor 2026, 10:17

Deputetët e PD shkojnë me pankarta në Kuvend, priten përplasje me socialistët (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Deputetët e PD shkojnë me pankarta në Kuvend, priten
Deputetët e PD shkojnë me pankarta në Kuvend

Kuvendi mblidhen sot për seancën e radhës ku rendi i ditës nis me informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE në kuadër të procesit të negociatave të anëtarësimit nga ministri Ferit Hoxha. Në rend dite është parashikuar zhvillimi i 4 interpelancave, ku në 2 prej të cilave kërkohen shpjegime nga ministrja e Shëndetësisë Evis Sala lidhur me mungesat dhe infrastrukturën shëndetësore në QSUT si dhe për çështjen që pacientët s’mund të bëjnë analiza pas datës 20 të çdo muaji.

Deputetët e PD janë parë të hyjnë të gjithë së bashku në ambientet e Kuvendit ndërsa në duar mbanin pankarta me shkrime kundër qeverisë dhe kryeministrit të ngjashme me ato që janë parë rëndon prejn 18 ditësh në protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë.

Në seancën e sotme parashikohet zhvillimi i katër interpelancave me anëtarë të qeverisë. Dy prej tyre i drejtohen ministres së Shëndetësisë, Evis Sala, për problematikat që lidhen me shërbimet dhe infrastrukturën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si edhe për vështirësitë e raportuara nga qytetarët në kryerjen e analizave laboratorike pas datës 20 të çdo muaji.

Ndërkohë, deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar sqarime nga zëvendëskryeministrja Albana Koçiu lidhur me procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje. Në të njëjtën kohë, deputetja e opozitës Ina Zhupa do të kërkojë llogari nga ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, për masat e ndërmarra në funksion të sezonit veror dhe menaxhimit të fluksit turistik.

Një tjetër pikë me interes pritet të jetë diskutimi për amnistinë penale. Drafti që do të shqyrtohet në Kuvend mund të përfshijë ndryshime në afatin kufizues të vendimeve të formës së prerë, çka pritet të ndikojë drejtpërdrejt në numrin e personave që do të përfitojnë nga kjo nismë.

Deputetët do të shqyrtojnë gjithashtu tre projektligje që lidhen me Kodin Rrugor. Njëri prej tyre synon adresimin e problematikave të transportit rrugor, përfshirë tejkalimin e peshave të lejuara, mungesën e kontrolleve dhe mospërputhjet ligjore. Dy projektligje të tjera, të propozuara nga opozita, fokusohen te rregullimi i përdorimit të automjeteve elektrike, motomjeteve dhe monopatinave, me theks të veçantë te regjistrimi dhe përdorimi i tyre nga të miturit.

Në axhendën e seancës janë përfshirë edhe projektligje që prekin sektorin e energjisë elektrike, transportin e mallrave dhe sigurimet shoqërore. Krahas tyre, Kuvendi pritet të shqyrtojë dhe të votojë shtatë projektvendime të tjera që lidhen me çështje të ndryshme institucionale.

pankarta në kuvend deputetët e pd

1 Komente

  1. T
    Tiranë

    PERVEZITET. Vorioleshi i qelbur Flamuris Nokas... O SPAK! VEPRO SE KETA KANE KALUAR CDO KUFI.

    Lini një Përgjigje