TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Nëntor 2024, 22:30

Mirlind Daku feston “Lidhjen Shqiptare” me Shabanhaxhajn, vëllazëria shqiptare ‘pushton’ Rusinë e largët (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Mirlind Daku feston “Lidhjen Shqiptare” me Shabanhaxhajn,

Mirlind Daku nuk di t’i thotë “JO” golit. Ai ka tundur rrjetën sërish në Rusi dhe kësaj radhe falë një tjetër shqiptari.

Sulmuesi kuqezi realizoi golin e parë të Rubinit kundër CSKA, në një sfidë shumë të vështirë. Ky gol u shënua falë Dardan Shabanhaxhajt.

Dy shqiptarët u lidhën me njëri-tjetrin te goli i ‘bomberit’. Këtë ‘lidhje’ nuk e mohon as Daku.

Legjionari ka postuar një foto në rrjetet sociale shumë domethënëse ku thekson në anglisht: “Albanian Connection”. Lidhja e gjakut është shumë e dallueshme, me dy lojtarët që nuk i largohen kurrsesi njëri-tjetrit.

Vëllazëria shqiptare ka “pushtuar” Rusinë e largët, e cila falë djemve tanë po ‘lyhet’ kuqezi ndeshje pas ndeshje.

Mirlind Daku feston “Lidhjen Shqiptare” me Shabanhaxhajn,

mirlind daku sulmuesi kuqezi dardan shabanhaxhaj

Lini një Përgjigje