TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Nëntor 2024, 20:08

Milani “shtyp” Empolin, Morata dhe Rejnders vendosin kuqezinjtë në ndjekje të Europës

Shkruar nga Pamfleti

Milani “shtyp” Empolin, Morata dhe Rejnders vendosin kuqezinjtë

Milani ka arritur të fitojë sfidën e vlefshme për javën e 14 të Serisë A kundër Empolit. Kuqezinjtë triumfuan 3-0 në ‘San Siro’.

Skuadra e drejtuar nga Paolo Fonseko 2 gola në pjesën e parë për të hipotekuar 3 pikët kundër skuadrës së Ismajlit. Rejnders ishte vendimtar me dopietën e realizuar në minutat 44 dhe 69, ndërsa siparin e hapi Morata në minutën e 19.

Empoli i Ardian Ismajlit u duk i pafuqishëm për të bërë diçka në “San Siro”.

Me këtë fitore, "Djalli" ngjitet në kuotën e 22 pikëve, 3 më pak se Juventusi. Skuadra e legjionarit shqiptar mbetet në mesin e tabelës së ligës italiane, gjithsesi e sigurtë për mbijetesën.

 

milan empoli seria a

Lini një Përgjigje