
Dinamo ka lënë pas dy ndeshje me luhatje dhe sot ka gjetur përsëri fitoren me një sukses të rëndësishëm përballë Teutës në “Elbasan Arena”.
Sfida e zhvilluar në “Elbasan Arena”, u mbyll 2-0 në favor të “Nëndetëses Blu”.
Golat për Dinamon në këtë sfidë u shënuan nga Baton Zabërgja në minutën e 25 dhe Tiago Nani në të minutën e 71. Një fitore mjaft e rëndësishme për ekipin e Ilir Dajës, që rikthehen kështu te 3 pikët.
Me këtë fitore, Dinamo mbetet në vendin e katërt, në kuotën e 24 pikëve, 3 më pak se Partizani kryesues. Në krahun tjetër, Teuta me 17 pikë mbetet e 6 në klasifikim.

Lini një Përgjigje