TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Nëntor 2024, 19:04

Dy gola spektakolarë, asist dhe festë e veçantë, Anis Mehmeti dhuron “shou” në futbollin anglez (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dy gola spektakolarë, asist dhe festë e veçantë, Anis

Anis Mehmeti ka shpërthyer sot në Angli. Sulmuesi shqiptar i mahniti të gjithë në sfidën kundër Plajmuth, pasi ishte ai që solli golat e rezultatin 3-0 për Bristol Sitin.

Mehmeti asistoi fillimisht golin e parë të sfidës në minutën e 57. Më pas kishte rezervuar dy gola personal, që erdhën respektivisht në minutën e 62 dhe 70. Festa po ashtu ishte e veçantë para tifozëve të tij.


23-vjeçari shkon kështu në kuotën e gjashtë golave në kampionat. Mehmeti po bën mjaft mirë me Bristol Sitin, teksa janë luajtur 18 javë kampionat në Championship.


Sulmuesi anësor koleksionon tre ndeshje me Kombëtaren, teksa ka qenë Silvinjo që i ka dhënë minuta dhe e ka ftuar në skuadër, por duket se braziliani e ka harruar, pasi prej 20 qershorit 2023 nuk e ka grumbulluar në ekip.

anis mehmeti sulmuesi shqiptar bristol siti

Lini një Përgjigje