TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Nëntor 2024, 21:48

Trajneri i Evertonit shkoi ta shihte dhe t’i jepte udhëzime nga tribuna, prapaskenat me ndeshjen e dytë të Armando Brojës

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri i Evertonit shkoi ta shihte dhe t’i jepte udhëzime nga

Armando Broja ka luajtur dje ndeshjen e tij të dytë zyrtare, ndonëse me vetëm U-21 të Evertonit, si pjesë të programit të riaftësimit të tij nga dëmtimi i gjatë që e kishte lënë jashtë që prej verës. Sulmuesi shqiptar mund të jetë një nga emrat surprizë në skuadrën e Evertonit për ndeshjen e kësaj të diele ndaj Mançester Junajtid, siç ka shpjeguar trajneri Shon Dajç, i cili po monitoron me kujdes lojtarin.

Para sfidës së djeshme të Brojës me U-21, ai kishte deklaruar se do të monitoroheshin minutat e futbollistit dhe ajo që do të bënte në fushë në këtë duel. Dhe monitorimin nuk ia ka lënë stafit të tij, por ka shkuar vetë të shohë ndeshjen e ekipit U-21 për të parë Brojën, apo edhe sulmuesin tjetër Çermiti në veprim.

Në momente të ndryshme, vetë Dajç u jepte udhëzime lojtarëve të tij nga tribuna, duke e përdorur ndeshjen që ata po luanin me të rinjtë, si një seancë të mirëfilltë stërvitore, që të bënin lëvizjet që u kërkonte ai futbollistëve dhe në ekipin e parë. Një mënyrë e mirë për të parë formën e tyre, por edhe reagimet e futbollistëve ndaj këtyre udhëzimeve që jepte vazhdimisht, sidomos për Brojën, i cili nuk ka bërë ende debutimin me skuadrën e parë.

 

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare shon dajç trajneri i evertonit

Lini një Përgjigje