
Arsenali ka marrë një fitore bindëse 5-2 në fushën e Uest Hemit, në javën e 13 të Premier Ligës.
Një 3 pikësh që ka lejuar skuadrën e Artetës të ngjitet përkohësisht në vendin e dytë të renditjes.
Gjithçka u vendos në pjesën e parë, në të cilën u realizuan plot shtatë gola.
Mes protagonistëve të ndeshjes ishin edhe Saka dhe Odegard, të dy të saktë nga pika e bardhë.
Për herë të parë në historinë e Arsenalit, dy lojtarë të ndryshëm kanë shënuar me penallti në një pjesë të parë të Premier Ligës.
Lini një Përgjigje