TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Nëntor 2024, 20:34

Dominim bavarez në Dortmund, “Der Klassiker” mbyllet pa fitues

Shkruar nga Pamfleti
Dominim bavarez në Dortmund, “Der Klassiker” mbyllet pa fitues

Borusia e Dortmundit dhe Bajerni i Mynihut kanë mbyllur në barazim supersfidën e javës së 12 të Bundesligës. “Der Klassiker” përfundoi pa fitues, me rezultatin e barabartë 1-1. Edhe pse bavarezët dominuan gjatë gjithë ndeshjes, ekipet ndanë nga një pikë. 

Sfida e luajtur në “Signal Iduna Park” u zhbllokua në minutën e 27 nga një gol shumë i bukur i talentit Gitens.

Lajmi tjetër i keq për skuadrën e Kompani në pjesën e parë ishte dëmtimi i Herri Kejn në minutën e 33.

Sulmuesi anglez ishte i detyruar të dilte nga fusha e lojës dhe në vendin e tij hyri Myler.

Kur dukej se verdhezinjtë do të merrnin tri pikët, Musiala gjeti golin e barazimit me një goditje me kokë në minutën e 85.

Me këtë barazim, Bajerni mbetet në vendin e parë me 30 pikë, plus 7 nga vendi i dytë që mbahet nga Ajntrahti i Frankfurtit. Në krahun tjetër, me 20 pikë, Dortmundi mbetet i 5 në renditje.

bajerni i mynihut borusia e dortmundit bundesliga

Lini një Përgjigje