TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Nëntor 2024, 21:27

Qazim Laçi “gatuan” golin e Spartës së Pragës, dy futbollistët e kombëtares titullarë në derbin e Çekisë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Qazim Laçi “gatuan” golin e Spartës së Pragës,

Qazim Laçi dhe Indrit Tuci u aktivizuan titullar në derbin ndaj Dukla Pragës. Mesfushori dibran u bë protagonist në minutën e 12 të sfidës, teksa asistoi për golin e shënuar nga Olatunji, duke i dhënë avantazhin kampionëve në fuqi të Çekisë, që e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 0-1.

Ky ishte asisti i parë në 12 ndeshjet e zhvilluara deri tani në kampionat për Laçin, i cili në edicionin e kaluar me fanelën e Spartës së Pragës, dha 7 asist si dhe shënoi 1 gol në 27 ndeshje. 

 

sparta e pragës indrit tuci qazim laçi

Lini një Përgjigje