
Tirana dhe Partizani përballen në orën 19.00 në “Arenën Kombëtare”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 15 të Abissnet Superiore. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare të derbit, me trajnerin Gugash Magani dhe homologun Veselinoviç, që kanë zgjedhur të luajnë me më të mirët.
Të kuqtë vijnë në këtë ndeshje si kryesues me 27 pikë. Bardheblutë duan të ngjiten në tabelë, pasi janë në vendin e shtatë me 15 pikë. Një vëmendje të veçantë ka si gjithmonë edhe për ata që gjykojnë sfida të tilla.
FSHF ka vendosur që të mos i besojë këtë sfidë një gjyqtari që mban stemën ndërkombëtare, por njërit që është kandidat për të qenë i tillë në të ardhmen.
Ai që do të drejtojë ndeshjen e sotme është kryesori Florjan Lata nga kolegjiumi i Durrësit, me asistentë Ilir Tartarajn dhe Xhuljo Manin. Gjyqtar i katërt është Erjon Bylykbashi. Në sallën e VAR është caktuar Kreshnik Bajramaj, me asistent Kreshnik Cjapin.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Selmani, Përgjoni, Kola, Dembele, Isuf, Soler, Jonuzi, Meta, Gjumsi, Haxhiu, Zharmuni
Trajner: Gugash Magani
Partizani: Qirko, Sembene, Preka, Domgjoni, Hadroj, Kote, Ismaili, Rrapaj, Cara, Keko, Mba.
Trajner: Aleksandar Veselinoviç
Lini një Përgjigje