TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Dhjetor 2024, 18:54

Ankth dhe lot në Firence, shtyhet zyrtarisht ndeshja Fiorentina-Inter; lojtari violë ra ndjenja në fushë (Foto-Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ankth dhe lot në Firence, shtyhet zyrtarisht ndeshja Fiorentina-Inter;

Ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit shtyhet zyrtarisht. Rreth minutës së 17 të ndeshjes gjatë një ndërprerjeje për momentin për shkak të një kontrolli në VAR, futbollisti i vendasve, Edoardo Bove u rrëzua papritur përtokë për arsye ende të panjohura.

Ankth dhe lot në Firence, shtyhet zyrtarisht ndeshja Fiorentina-Inter;

Ende nuk dihet gjendja e futbollistit që u sëmur papritur në fushën e lojës.

Pas ndërprerjes së sfidës nga arbitri Doveri për shkak të rënies së papritur në fushë të futbollistit të ekipit violë, Edoardo Bove, u vendos që sfida të luhet në një moment tjetër.

Kujtojmë që si gjyqtari Doveri, ashtu edhe lojtarëve te të dy skuadrave u panë në lot, ndërsa Bove u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt.

fiorentina eduardo bove

Lini një Përgjigje