TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Dhjetor 2024, 18:29

Reali thyen Getafen me Belingam dhe Mbape, Barcelona tashmë edhe më pranë

Shkruar nga Pamfleti

Reali thyen Getafen me Belingam dhe Mbape, Barcelona tashmë edhe më

Nuk ka më dyshime. Reali i Madridit po rikthehet në formë të shkëlqyer dhe vështirë se mund t’ia ndalë kush më hovin.

Skuadra e Karlo Ançelotit fitoi 2-0 me Getafen në shtëpi, duke konfirmuar edhe njëherë se tashmë ka nisur ngjitjen pas problemeve të shumta në nisjen e sezonit.

Golin e parë për “Los Blancos” e shënoi Belingam në minutën e 30. Anglezi provoi nga pika e bardhë e 11-metërshit, të cilën Mbape refuzoi vetë ta gjuante, dhe e ktheu në gol.

Pas tetë minutash, francezi la edhe gjurmën e tij në këtë takim, duke shënuar golin e dytë për madrilenët. Euforia e tij pas golit ishte krejt e dukshme.

Me këtë fitore, Reali i Madridit ka 34 pikë, 1 më pak se Barcelona kryesuese, por me një ndeshje më pak se katalanasit, e cila ende nuk dihet se kur do të luhet. “Los Blancos” janë afër marrjes së kreut!

real madrid getafe la liga

Lini një Përgjigje