
Përfundon pjesa e parë e derbit të kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. 45 minutat e këtij takimi prodhuan raste, aksione por jo gola.
Bardheblutë frstuan vetëm për pak sekonda avantazhin, por VAR ndërhyri duke i mohuar golin kryeqytetasve në minutën e 29.
Gjumsi shpërtheu në krahun e djathtë, harkimi i tij në qendër u devijua në portë nga Sembene, i cili shkaktoi autogol.
VAR-i nuk konfirmoi golin dhe pastaj akordoi pozicion jashtë loje të Zharmuni gjatë aksionit.
Lini një Përgjigje