
Një ngjarje tronditëse u regjistrua sot në minutat e para të ndeshjes mes Fiorentinës dhe Interit në Serinë A, teksa vetëm pak minuta pas fillimit të saj, sfida u ndërpre për shkak të situatës shëndetësore të Edoardo Bove, i cili pësoi kolaps në fushë.
Gjyqtari kishte anuluar një gol të “zikaltërve në ato momente dhe po argumentonte pranë pankinës së Interit arsyen pse.
Në këtë moment, mesfushori i Fiorentinës, Edoardo Bove po rregullonte këpucët, u çua në këmbë dhe pastaj ra pa ndjenja në tokë.
Ai u rrethua menjëherë nga shokët e skuadrës të cilët e panë pa ndjenja dhe shumë prej tyre shpërthyen në lot. Lojtari u transportua menjëherë me ambulancë drejt spitalit, ndërsa ndeshja u ndërpre me futbollistët e të dy skuadrave që u kthyen në dhomat e zhveshjeve.
The very moment when Fiorentina's player Edoardo Bove collapsed, This is just sad tp watch.???????? pic.twitter.com/KGSZZyZg29
— ???? ???? ???? ???? ???? (@AFCFrediNho_) December 1, 2024
Lini një Përgjigje