
Tragjedi në botën e garave Rally, pas një aksidenti në një seancë stërvitore për pilotin 33-vjeçar Kreig Brin.
Bashkë me ndihmësin e tij, Xhejms Fulton ata po stërviteshin në prag të garës Rally në Kroaci gjatë datave 20-23 prill.
Makina e tyre Hyndai u përfshi në një incident, të cilit piloti irlandez nuk arriti t’i mbijetonte. Ndalesa kroate është parashikuar në kalendarin e Kupës së Botës për sezonin 2023.
Lajmin e vdekjes e dha kompania koreane e prodhimit të makinave që nuk zbardh detaje rreth dinamikës apo vendit të saktë të aksidentit.
33-vjeçari ishte bashkuar me skuadrën Hyndai në fillim të këtij sezoni, pasi u rendit në vendin e dytë të ndalesës së Suedisë, duke barazuar edhe rekordin e tij personal.
Lini një Përgjigje