TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Prill 2023, 20:15

I mohoi disa herë golin Shqipërisë, mbrojtësi polak pezullohet për 3 muaj nga UEFA, pasi rezultoi pozitiv me doping

Shkruar nga Pamfleti

I mohoi disa herë golin Shqipërisë, mbrojtësi polak

Pas publikimit të lajmit se qendërmbrotjësi i Leh Poznan dhe Kombëtares polake, Bartosh Salamon dyshohej se mund të kishte rezultuar pozitiv në testin anti-doping pas ndeshes së kthimit të fazës së të Ligës së Konferencës ndaj suedeze të Djurgarden tashmë dyshimet kanë marrë fund dhe 31-vjeçari do të duhet të përballet me “ndëshkimet” e UEFA-s.

Sipas analizave, në gjakun e tij u zbulua prania e klortalidonit një diuretik i përfshirë në listën e substancave të ndaluara, dhe për këtë arsye UEFA vendosi ta pezullojë për 3 muaj polakun nga fushat e blerta, duke filluar që nga ndeshja e mbrëmjes së sotme, në çerek-finalet e Ligës së Konferencës, ndaj Fiorentinës.

Ndërkaq, kujtojmë se Bartosh Salamon, futbollist i kombëtares së Polonisë ishte titullar në ndeshjen e fundit të Shqipërisë, në Varshavë, ku padyshim me performancën e tij atë mbrëmje na mohoi disa herë golin e sigurtë.

bartosh salomon qendërmbrojtësi i kombëtares polake

Lini një Përgjigje