TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Prill 2023, 18:38

Mësohet arsyeja e vërtetë e konfliktit mes 2 lojtarëve të Bajernit, zënka mes Sadio Mane dhe Sane filloi në fushë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mësohet arsyeja e vërtetë e konfliktit mes 2 lojtarëve

Lufta mes senegalezit Sadio Mane dhe gjermanit Leroi Sane pas disfatës së rëndë të Bajernit ndaj Mançester Sitit në ndeshjen e parë të çerekfinales së Champions League me rezultatin 3-0, tronditi opinionin gjerman dhe tani është mësuar edhe arsyeja e saktë e konfliktit mes dy lojtarëve.

Mane, i raportuar më herët nga “Bild”, e ka goditur me grusht në kokë Sanen dhe më pas është thënë se shkak ka qenë një debat para përfundimit të ndeshjes.

Diskutimi ka vazhduar në dhomën e zhveshjes dhe duke qenë se Mane nuk ka dashur të heshtë për atë që ka bërë Sane në fushë, ka ndodhur një konflikt shumë i rëndë, që përfundoi me përplasje fizike, ku senegalezi ka goditur me grusht shokun e skuadrës.

Dhe çfarë ndodhi në minutën e famshme 83? Sane mori topin në qendër të fushës, pasoi për Mane, të cilin priste që të afrohej dhe ta merrte topin në këmbët e tij, por senegalezi filloi të vraponte drejt portës.

Mbrojtësi i Mançester Sitit, Natan Ake e shfrytëzoi këtë keqkuptim dhe pasimin e keq për ta marrë topin lehtësisht.

Dhe sapo e kuptoi se gaboi në pasim, Sane u nervozua në sekondën e parë dhe filloi të kërcente në fushë, dhe duke qenë se nuk arriti të kapte topin në sekondat e ardhshme, u kthye sërish nga Mane dhe filloi të ankohej tek ai.

Mane, i cili sigurisht është shumë i pakënaqur me mungesën e minutave te Bajerni, nuk i priti mirë kritikat ndaj shokut të tij më të ri dhe gjithçka përfundoi me një sherr në dhomën e zhveshjes.

Kujtojmë se Mançester Siti mposhti Bajernin me rezultatin e pastër 3-0 dhe është me njërën këmbë në gjysmëfinalen e Champions League.

leroi sane sadio mane bajerni i mynihut

Lini një Përgjigje