TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Prill 2023, 19:33

Kamera regjistron dramën para kthimit në dhomë, pamjet e fundit të volejbollistes 18-vjeçare që u hodh nga dritarja e hotelit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kamera regjistron dramën para kthimit në dhomë, pamjet e fundit

Vollejbollistja 18-vjeçare, Julia Ituma ka rënë nga dritarja e një dhome hoteli në Stamboll dhe ende nuk dihen shkaqet që çuan në ngjarjen tragjike.

Mirëpo, tashmë është shfaqur një video e vëzhgimit nga hoteli, ku janë regjistruar momentet e fundit të volejbollistes së re.

Siç shihet në video, pak para se të ndodhte aksidenti, vajza ishte duke ecur përgjatë korridorit para dhomës së hotelit, më pas u ul dhe dukej duke qarë dhe në fund hyri në dhomë.

Po hetohet në lidhje me shkaqet që kanë çuar te vdekja e lojtares dhe nuk përjashtohet pista e vetëvrasjes. Julia Ituma ka lindur në Milano më 8 tetor të vitit 2004 dhe ishte me origjinë nigeriane.

1.92 e gjatë, ishte në sezonin e saj të parë me Igor Gorgonzola Novara, që e ka marrë nga Club Italia (Serie A2), ku kishte kaluar në vitin 2019. Konsiderohej një lojtare premtuese e volejbollit italian.

Ajo ka fituar tituj të ndryshëm me kombëtaret e moshave, mes të cilëve medaljen e Artë Under 20 në vitin 2021, atë Europian me Under 19 në vitin 2022 dhe përsëri medalje të Artë në Lojërat Olimpike për të rinjtë.

 

julia ituna volejbollistja nigeriane

Lini një Përgjigje