TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Prill 2023, 21:49

Futbollisti i ri italian bëhet protagonist jashtë fushës, futet me Mercedes në lokal në orën 3 të mëngjesit

Shkruar nga Pamfleti

Futbollisti i ri italian bëhet protagonist jashtë fushës, futet

Destini Udogi është një nga lojtarët që po bën emër në futbollin italian. Futbollisti është pjesë e Udinezes, i huazuar nga Totenhemi, i cili e bleu për 20 milionë euro nga ky klub duke fituar garën për 20-vjeçarin me klubet të tjera të njohura që po e ndiqnin me vëmendje lojtarin e U-21 të Italisë.

Por Udogi sot nuk është bërë protagonist në mediat italiane për atë që ka treguar në fushën e lojës, por për një aksident që ka shkaktuar me makinë, për fat të mirë pa viktima dhe nga i cili nuk ka pësuar edhe vetë dëme që mund të penalizonin karrierën e tij. Ai raportohet se rreth orës 3 të mëngjesit, është përplasur me makinën e tij, duke shkatërruar një lokal.

Futbollisti bëhet e ditur se ka humbur kontrollin dhe ka hyrë me makinë në lokal, duke shkatërruar tavolina, karrige e disa çadra të vendosura në pjesën e jashtme të tij. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, por nuk e ka çuar në spital dhe as nuk e ka arrestuar, duke kryer gjithsesi testet e alkoolit dhe kontrollet e rastit.

Tani pritet që ndaj tij të ketë kallëzim penal, pasi ka shkaktuar dëme për mijëra euro, përtej faktit që ka prishur makinën e tij Mercedes, ashtu si edhe masa disiplinore nga Udineze e pse jo, edhe Totenhemi që zotëron kartonin e anësorit ofensiv.

destini udogi futbollisti i ri italian

Lini një Përgjigje