TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Prill 2025, 22:07

“Asgjë nuk është e pamundur”, Ramadani flet pasi Leçe rrezikon rënien nga kategoria: Nuk shkojmë në fushë për të humbur

Shkruar nga Pamfleti

“Asgjë nuk është e pamundur”, Ramadani flet pasi

Leçe e Ylber Ramadanit dhe Medon Berishës ka pësuar një humbje shumë shqetësuese ndaj Komos 3-0. Skuadra e mesfushorëve shqiptarë ndodhet në vendin e 17 me një ndeshje më shumë se ekipet e zonës së ftohtë dhe rrezikon të zbresë më shumë. Ylber Ramadani ka folur pas ndeshjes për situatën në kampin e skuadrës së tij.

Ne i kuptojmë protestat e tifozëve. Për mua nuk është e lehtë të tregoj fytyrën time pa sjellë rezultatin në shtëpi. Ne i kuptojmë tifozët, duam gjithashtu të fitojmë. Ne nuk shkojmë në fushë për të humbur.

Na presin dy ndeshje të vështira, por asgjë nuk është e pamundur në futboll. Ne nuk mund të shënojmë, janë golat që të japin pikë”, u shpreh Ramadani pas humbjes.

ylber ramadani mesfushori shqipta leçe

Lini një Përgjigje