TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Prill 2025, 21:01

Broja goditi shtyllën në pjesën e parë, rasti që sulmuesi kuqezi solli drithërima në portën e Sitit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Broja goditi shtyllën në pjesën e parë, rasti që

Armando Broja luajti sot ndeshjen e dytë radhazi si titullar nën drejtimin e Devid Mojes. Sulmuesi i Kombëtares pati 63 minuta në këmbët e tij, ndërsa më pas u zëvendësua. Evertoni pësoi dy gola në minutat e fundit dhe sfida e Premier Ligës pa Mançester Sitin si fitues.

Broja nuk pati hapësira për të treguar potencialin e tij. Drithërimat e vërteta te porta e Sitit erdhën në pjesën e parë ku ishte Broja që e fitoi goditjen e këndit.

Shtylla e goditur më pas nga shoku i skuadrës, bëri që Evertoni të flirtonte me golin. Kjo fitore i jep zemër Sitit në javët e mbetura ku synohet qendrimi në zonën Champions. Në anën tjetër Evertoni luan pa objektiva.

Lajm i mirë nga Evertoni mbeten minutat që Broja po merr. Sulmuesi i Kombëtares është i huazuar nga Çelsi.

 

armnado broja sulmuesi kuqezi everton

Lini një Përgjigje