TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Prill 2025, 18:34

Përmbysje e çmendur nga Barcelona, Rafinja afron skuadrën e Hansi Flik me titullin kampion

Shkruar nga Pamfleti

Përmbysje e çmendur nga Barcelona, Rafinja afron skuadrën e

Barcelona ka fituar 4-3 ndaj Selta Vigos, në ndeshjen e vlefshme për javën e 32 në La Liga. Katalanasit kanë gjetën golin me Ferran Torres që në minutën e 10.

25-vjeçari “shkundi” rrjetën me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Miqtë nuk u demoralizuan dhe gjetën golin e barazimit 4 minuta më vonë.

Pas një kundërsulmi të shpejtë dhe daljes së gabuar të Sheznit, Selta Vigo barazoi shifrat me golin e Borja Iglesias, i cili dërgoi topin në rrjetë pas asistit të Duran. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Në fillim të pjesës së dytë, miqtë shënuan edhe dy herë të tjera me Borja Iglesias, i cili shënoi kështu hat-trick ndaj Barcelonës në minutat 52 dhe 62. Sulmuesi i Selta Vigo-s përfitoi në të dy rastet nga mungesa e vëmendjes së mbrojtjes katalanase.

Reagimi i Barcelonës do ishte i menjëhershëm duke barazuar shifrat me dy gola të shpejtë nga Dani Olmo dhe Rafinja në minutat 63 dhe 68. Pas një kombinimi të bukur mes tyre, Levandovski pasoi për Rafinjën, braziliani asistoi për Olmon, i cili dërgoi në topin në rrjetë. Për më pak se 120 sekonda, Jamal kroson në zonë, Rafinja barazoi shifrat duke shënuar me kokë.

Goli i fitores së madhe për katalanasit erdhi në minutën e tetë shtesë, ku braziliani Rafinja u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë e cila u fitua nga Dani Olmo, pasi u pengua brenda zonës nga kundërshtari. Një fitore me shumë vuajtje për Barcelonën por që e afron shumë drejt titullit, e cila e sheh veten momentalisht +7 pikë nga Reali i vendit të dytë, i cili do luajë nesër ndaj Atletik Bilbaos.

barcelona selta vigo la liga

Lini një Përgjigje