TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Prill 2025, 19:07

Tifozët e Tiranës revoltë në “Arenën Kombëtare”, bllokojnë hyrjen e stadiumit pas humbjes ndaj Teutës; ndërhyn policia (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët e Tiranës revoltë në “Arenën

Në ndeshjen që u luajt në “Arenën Kombëtare”, Tirana u përball me Teutën, ku bardheblutë u mposhtën me rezultatin 0-1.

Në minutën e 68, kryeqytetasit patën shansin e artë për të kaluar në avantazh, por Zharmuni gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, goditja e tij u ndal nga portieri i Teutës, Tafas, i cili ishte po ai që shkaktoi 11-metërshin duke penguar sulmuesin e bardhebluve.

Tiranën e “ndëshkoi” ligji i pashkruar i futbollit: po nuk shënove, do të pësosh. Teuta gjeti golin në minutën e 80 me Mario Beshiraj, i cili nuk festoi në shenjë respekti duke qenë se ka veshur më parë fanelën e bardhebluve.

Me këtë triumf Teuta shpëton nga rënia dhe sezonin e ardhshëm do të jetë në Superiore, ndërsa fati i bardhebluve do të vendoset të dielën e ardhshme.

Pas humbjes tifozët ‘Fanatics’ të Tiranës u revoltuan dhe kërkuan një takim me lojtarët, duke tentuar të futeshin në dhomat e zhveshjes.

“Panorama Sport” raporton se tifozët bardheblu bllokuan hyrjen e stadiumit.

Ndërhyrja e policisë dhe infrastruktura e stadiumit bënë që tifozët të mbaheshin nën kontroll jashtë impiantit.



tiran tifozët bardheblu

Lini një Përgjigje