
Karlos Tevez do bëjë realitet ëndrrën e tij të madhe, e cila është po ashtu ëndrra e miliona tifozëve në mbarë botën: Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi bashkë në një ekip.
Edhe pse ka kohë që është tërhequr nga futbolli i luajtur dhe ka filluar karrierën si trajner, Karlos Tevez po mendon të organizojë një ndeshje lamtumire, e cila do të luhet në stadiumin e njohur të Boca Zhuniors, “La Bombonera”.
Në këtë ndeshje lamtumire, Tevez do të ftojë shumë nga miqtë dhe ish-bashkëlojtarët me të cilët ka ndarë dhomat e zhveshjes. Pjesë e kësaj ndeshjeje pritet të jenë edhe Kristiano Ronaldo me Lionel Mesin, të cilët për herë të parë do jenë në fushë në të njëjtin ekip, edhe pse do jetë thjesht një ndeshje miqësore.
Vetë Tevez ka zbuluar disa nga emrat e mëdhenj që do të jenë të ftuar në këtë ndeshje. Uejn Runi, Van der Sar, Rio Ferdinand, Vidiç në njërën anë. Në anënt jetër, Bufon, Kielini, Bonuçi, Pirlo. Po ashtu do të jenë Rikelme, Mesi dhe Ronaldo.
Ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të luhet kjo ndeshje, por me siguri do jetë një ndeshje që do të mbahet mend gjatë, duke ditur që Tevez ka pasur fatin te këtë bashkëlojtarë emra “big”.
Lini një Përgjigje