TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Prill 2025, 19:58

Fitore me zemër e Napolit, skuadra e Kontes bën detyrën ndaj Monzës dhe nuk i ndahet Interit në krye

Shkruar nga Pamfleti

Fitore me zemër e Napolit, skuadra e Kontes bën detyrën ndaj

Napoli ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në garën për titullin kampion. Ekipi i drejtuar nga Antonio Konte ka fituar 0-1 në transfertë ndaj Monzës, ndeshjen e vlefshme për javën e 33 në Serinë A.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 71 nga Skot Mek Tomeni, i cili dërgoi me kokë topin në rrjetë pas krosimit nga Raspadori. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Napoli mjaftohet me një gol por që vlen 3 pikë.

Me këtë fitore, Napoli barazon me 71 pikë, Interin në krye, por zikaltrit luajnë nesër në transfertën e vështirë ndaj Bolonjës, ndërsa Monza dihet tashmë që do të luajë në Serinë B sezonin e ri.

napoli monza seria a

Lini një Përgjigje