TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Prill 2025, 21:46

Gol nga jashtë zone ndaj Shaktar Donetsk, ish-mesfushori i Partizanit “zhbllokohet” në Ukrainë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gol nga jashtë zone ndaj Shaktar Donetsk, ish-mesfushori i Partizanit

Arinaldo Rrapaj është bërë protagonist ditën e sotme me një fitore të madhe në kampionatin ukrainas. Skuadra e shqiptarit, Kolos Kovalivka ka mposhtur Shakhtar Donetsk me rezultatin befasues 4-2.

Ish-mesfushori i Partizanit arriti të gjejë rrjetën e parë në kampionatin ukrainas që nga transferimi i tij në atë vend. I shërbyer nga shoku i ekipit, Rrapaj arriti të shënojë një supergol nga jashtë zone.

Një fitore e madhe nga skuadra e 23-vjeçarit përballë një kundërshtari si Shakhtar Donetsk. Ekipi i Kolos Kovalivka pozicionohet në vendin e 10 të klasifikimit me 27 pikë. 

arinaldo rrapaj ish-mesfushori i partizanit shaktar donetsk

Lini një Përgjigje