
Arsenali ka marrë një fitore bindëse 5-0 në transfertë kundër Bërnlit dhe është kthyer 2 pikë larg Liverpulit kryesues në renditje.
Siç e tregon edhe rezultati, ajo e luajtur në “Turf Moor” ka qenë një ndeshje pa histori, me “Topçinjtë” që zhbllokuan ndeshjen pas vetëm 4 minutash lojë me Odegard dhe dyfishuan avantazhin në minutën e 41 me Saka.
Ky i fundit realizoi edhe golin e tretë në minutën e 47 para se Troshard në minutën e 66 dhe Havertc 11 minuta më vonë të fiksonin shifrat përfundimtare në 5-0.
Zhgënjen Totenhemi, që është mundur 2-1 në shtëpi nga Ullverhemptoni, ndërsa Njukasëlli barazoi 2-2 me Bërnmuthin. Notingem Forest mposhti pastër 2-0 në shtëpi Uest Hemin dhe Aston Vila mundi 2-1 në transfertë Fullhemin.
Lini një Përgjigje