
Përfundojnë dy ndeshjet e vlefshme për javën e 24 të Abissnet Superiore.Laçi barazoi 1-1 me Dinamon në shtëpi, ndërsa Skënderbeu triumfoi me rezultatin e pastër 0-3 në transfertë përballë Erzenit.
Ishin kurbinasit ata që e nisën më kërkues sfidën, duke provuar disa herë portën e Salit, por pa mundur të gjenin golin e avantazhit, gjë që erdhi nga krahu tjetër me Denison në rastin e parë të Bluve.
Në pjesën e dytë u rritën më shumë luftimet në mesfushë, me shumë lojtarë që u ndëshkuan me kartonë të verdhë. Goli i barazimit erdhi në minutën e 71 me Qaton, i cili lëshoi një predhë nga distanca që u ndal në trekëndëshin e portës.
Kështu Laçi bie në vendin e 7 me 29 pikë duke qendruar mes luftës për mbijetesë dhe “Final 4”, ndërsa Dinamo vazhdon në vendin e 5 me 32 pikë, 2 më pak se Tirana e vendit të katërt, por me një ndeshje mangët për të luajtur.
Skënderbeu ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, duke mundur Erzenin për t’u kthyer edhe një herë në garë për një vend në katërshen e parë.
Skuadrën korçare e ndihmuan shumë dy gola të shpejtë përballë shijakasve, duke e parë veten në avantazh të dyfishtë që në minutën e 7 të duelit. Kjo bëri që Skënderbeu të ishte më i qetë në administrimin e rezultatit, teksa u ndihmua edhe nga pritja e portierit Alia ndaj penalltisë së Kahrimanoviç. Goli i Janaqit në pjesën e dytë i vuri vulën fitores 3-0 që dërgon Skënderbeun vetëm 3 pikë larg zonës së “Final Four”.
Kurse Erzeni e sheh veten përsëri në zonën e ftohtë të kampionatit dhe me një situatë që vështirëson shumë objektivin e qendrimit të këtij ekipi në elitë për një tjetër sezon.
Lini një Përgjigje