TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shkurt 2024, 19:52

Gafa, penallti dhe gola/ Partizani përmbys gjithçka përballë Tiranës dhe mbyll pjesën e parë në avantazh! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Gafa, penallti dhe gola/ Partizani përmbys gjithçka

Pjesa e parë e derbit kryeqytetas mes Partizanit dhe Tiranës është mbyllur me rezultatin 2-1. Minutat e para nisën me shumë vrull për Tiranën, që arriti shpejt të gjente golin e avantazhit.

Mjaftuan 7 minuat në derbin kryeqytetas që Latifi t’i jepte avantazhin Tiranës, duke vulosur kështu shifrat 0-1. Një gabim në mesin e fushës nga të kuqtë ka bërë që Abazaj të dalë përballë Hoxhës, me portierin që ndali goditjen e parë, por jo atë të Latifit.

Me kalimin e minutave Partizani arriti të gjente veten dhe në minutën e 32-të, pas gafës së Abdullahut në portën e Tiranës, Ferataj akordoi penallti që u kthye në gol nga Skuka, i cili barazoi shifrat.

Me shënimin e golit të barazimit, Partizani mori veten dhe u fut në lojë për të përmbysur gjithçka. Kështu që në minutën e 43-të, Cara kaloi në avantazh Partizanin dhe çoi shifrat në 2-1. 

Në minutat e mbetura të pjesës së parë asgjë nuk ndryshoi dhe skuadrat ju drejtuan dhomave të zhveshjeve.

derbi

Lini një Përgjigje