TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shkurt 2024, 22:58

Liga e Europës/ Milani hipotekon kualifikimin që në ndeshjen e parë, Di Maria heroi i Benfikës, Lensi bëjnë paqe, Braga bën surprizën në shtëpi

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Europës/ Milani hipotekon kualifikimin që në ndeshjen e

Përfundojnë ndeshjet e raundit të parë të 1/16 të Ligës së Europës. Milani ka hipotekuar kualifikimin që në ndeshjen e parë. Kuqezinjtë kanë mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Rene në “San Siro”.  Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli zhbllokoi takimin në minutën e 32.

Florenci krosoi topin drejt zonës dhe i dhuroi asistin Loftus Çik, me këtë të fundit që goditi me kokë dhe gjeti rrugën drejt rrjetës, duke kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Me fillimin e pjesës së dytë, Loftus-Çik, sërish protagonist realizoi golin e dytë të mbrëmjes për të dhe për ekipin e tij.

Ndërkohë për trefishimin e rezultatit mendoi Rafael Leao në minutën e 59. Kombinim i bukur me Teo Hernandez, Leao realizoi me një goditje të fortë dhe i dha golin e tretë Milanin, duke u rikthyer te goli pas pesë ndeshjeve mungesë në të gjitha kompeticionet.

Në sfidat e tjera; Benfika triumfoi në frymën e fundit me rezultatin 2-1 përballë Tuluzës. Di Maria ishte heroi i portugezëve me dopietën e realizuar në minutat 68 dhe 90+8. Të dy golat erdhën nga pika e bardhë e penalltisë.

Lensi dhe Frajburgu e mbyllën këtë takim me rrjeta të paprekura (0-0), ndërkohë surpriza erdhi nga Portugalia, ku Braga u mposht me “poker” 2-4 në shtëpi nga Karabagu i Redon Xhixhës.

Në Ligën e Konferencës, Ajaksi barazoi në shtëpi me shifrat 2-2 ndaj Bodo/Glimtit.

milan benfika lens liga e europës

Lini një Përgjigje