
Një situatë kaotike ka ndodhur në NBA, me yllin e Detroit Pistons, Isaiah Stjuart, që është arrestuar nga policia. Kjo ka ardhur për shkak se ai goditi me grusht kundërshtarin e tij, basketbollistin e Feniks Sans, Dru Eubanks.
Pas disa orëve në rajon, Stjuart u lirua, ndërsa Eubanks tha para ndeshjes se sherri ndodhi teksa ai po dilte në arenë.
Ai tha se një debat filloi dhe lojtarët ishin gjoks për gjoks përpara se Stjuart ta gjuante me grusht. Sigurimi ndërhyri dhe Eubanks tha se ishte mirë për të luajtur lojën, megjithëse policia thotë se ai pësoi një dëmtim të lehtë.
Lini një Përgjigje