
Mirlind Daku ka shënuar sot golin e tij të parë për ndeshjet e vitit 2024 me fanelën e Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi ka realizuar në ndeshjen miqësore që skuadra e tij ka luajtur kundër Ganguon të Koresë së Jugut.
Daku ka gjetur rrjetën në minutën e 52 të sfidës, teksa mundi në një duel një nga mbrojtësit kundërshtarë e më pas me një diagonale të shpejtë nuk i la kohë reagimi portierit të skuadrës koreane.
Ky është goli i dytë për Dakun për vitin 2024, ku të parin e shënoi ndaj serbëve të Napredak në një tjetër miqësore, e cila u fitua nga Rubin Kazan me rezultatin 5-2.
Kampionati nis në javët e para të marsit dhe Daku shpreson që atëherë të jetë në formën më të mirë për të përballuar një sezon që ta ndihmojë për të blinduar vendin e tij në radhët e Kombëtares shqiptare që merr pjesë në “EURO 2024”.
Lini një Përgjigje