TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shkurt 2024, 16:48

Trajneri sëmuret në stërvitje dhe anulon konferencën për shtyp, situatë shqetësuese te skuadra e Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri sëmuret në stërvitje dhe anulon konferencën

 

Një situatë shqetësuese ka ndodhur te Kristal Palas, me trajnerin, Roj Hodson që nuk është ndjerë në gjendje të mirë shëndetësore pas stërvitjes me skuadrën.

Kjo gjë ka shtyrë menjëherë klubin që të anulonte konferencën për shtyp të teknikut 75-vjeçar përpara duelit me Evertonin.

E ardhmja e teknikut veteran anglez është në “fije të perit”, me Kristal Palasin që vazhdon të marrë rezultate të dobëta ndeshje pas ndeshjeje, por duket se tashmë dhe gjendja e tij shëndetësore mund ta shtyjnë Hodsonin që të tërhiqet vetë nga pankina e klubit londinez, edhe pse sipas raportimeve nuk mësohet të ketë diçka serioze.

roj hodson trajneri i kristal palas

Lini një Përgjigje