
Futbollisti shqiptar i Kosovës, Lirim Kastrati, është rikthyer sërish të jetë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit.
Ishte vetë klubi kroat që e ka bërë me dije këtë lajm, duke konfirmuar rikthimin e 25-vjeçarit në formën e huazimit deri në fund të sezonit nga klubi hungarez, Fehervar.
Kastrati ka qenë pjesë e Lokomotivës së Zagrebit përpara 3-vitesh e gjysmë. Tek këta të fundit, 25-vjeçari ka luajtur që nga moshat U-19 e deri tek ekipi i parë gjatë 2-viteve në klub.
Në Kroaci, Kastrati gjithashtu është aktivizuar edhe me ekipin e Dinamos së Zagrebit. Gjithashtu shqiptari ka mbajtur veshur edhe fanelën e Legias së Varshavës në Poloni, ku për disa kohë ka qenë shok ekipi me Ernest Muçin.
Lajmin për transferimin dhe rikthimin e shqiptarit te Lokomotiva, e ka bërë të ditur vetë klubi kroat me anë të një postimi në faqen zyrtare ku shkruan:
“Lirim Kastrati është përsëri LOKOS! Pas 3-vitesh e 6 muajsh, Lirim Kastrati është rikthyer te NK Lokomotiv! Lirimi vjen te ne në formë huazimi nga hungarezët e Fehervar FC, deri në fund të sezonin aktual. Mirë se erdhe Lirim!”.
Lini një Përgjigje