TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shkurt 2024, 20:22

Supersfida Roma-Inter/ Prokuroria Federale nis hetimet për telefonatën e Inzagit dhe gishtin e mesit të Açerbit

Shkruar nga Pamfleti

Supersfida Roma-Inter/ Prokuroria Federale nis hetimet për telefonatën

Prokuroria Federale ka vendosur të hapë një çështje për telefonatën e famshme me skuadrën nga i skualifikuari Simone Inzagi në pjesën e parë të supersfidës së Serisë A, Roma-Inter. Në fillim, nisur edhe nga sqarimi i menjëhershëm i zëvendës-teknikut Farris, prokurori Xhuzepe Çine kishte menduar të mos procedonte.

Megjithatë, raportimet e shumta në shtyp (që sistemi i drejtësisë sportive i mban parasysh si pikënisje për nisjen e një hetimi) e shtynë atë të hetojë më tej.

Në dritën e asaj që ndodhi të shtunën e kaluar në “Olimpico” me deklaratat e Bastonit për “DAZN” për telefonatën dhe mohimin nga Farris, i cili nënvizoi se ishte stafi teknik ai që veproi si ndërmjetës midis Inzagit dhe lojtarëve është pak më shumë se e nevojshme.

Në fakt, do të jetë e vështirë të sigurohet prova për thirrjen e ndaluar. Çine ka dëgjuar tashmë versionin e Bastonit këtë mëngjes, duke kërkuar konfirmime të mundshme dhe elementë të rinj provues.

Është konfirmuar hapja e hetimit për gishtin e mesit të Açerbit për tifozët verdhekuq në tribunën Montemario. Mbrojtësi i zikaltërve (të cilit i ishte drejtuar me thirrje të tilla si “duhet të vdesësh”) u thërrit të dëshmonte edhe mëngjesin e sotëm, teksa ndodhej në Apiano Xhentile për rifillimin e stërvitjeve. Në rastin e tij ne po shkojmë drejt një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë me gjobë.

prokuroria federale xhuzepe çine simone inzagi açerbi

Lini një Përgjigje