TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Shkurt 2024, 22:03

Ofendoi arbitrin në fund të ndeshjes me Udinezen, Masimiliano Alegri gjobitet me 10 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

Ofendoi arbitrin në fund të ndeshjes me Udinezen, Masimiliano Alegri

Masimiliano Alegri ka nisur të nervozohet shpesh së fundmi dhe një gjë të tillë e bëri në fund të duelit me Udinezen, ashtu sikurse bëri ndaj Interit në “San Siro”. Trajneri i Juventusit i ka thënë disa fjalë arbitrit Abiso.

Sipas kreut të pankinës bardhezi, më shumë sesa prekja me dorë dhe dyshimet për penallti pas goditjes së Milik, apo edhe bërryli i portierit Okoje, nuk ishin aspak reklamime të rëndësishme sa humbje e minutave të fundit nga ana e lojtarëve të Udinezes.

Sipas tij mungojnë disa të verdha të Abisos ndaj friulanëve dhe ofendimi nuk ka munguar. Dhe kaq ka mjaftuar që gjykatësi sportiv ta gjobisë Masimiliano Alegrin me 10 mijë euro.

masimiliano alegri trajneri i juventusit

Lini një Përgjigje