
Nga Koreja e Jugut dalin disa informacione në prapaskenë në lidhje me kombëtaren e Jurgen Klinsman, e cila mbylli Kupën e Azisë me një eliminim zhgënjyes në gjysmëfinale ndaj Jordanisë. Sipas asaj që raporton “The Sun”, mes lojtarëve ka pasur fërkime, e cila ka degjeneruar në një debat të furishëm mes dy yjeve të skuadrës, Son Heung-Min dhe Li Kang-In.
Sipas rikonstruksionit të fakteve, pak ditë para gjysmëfinales kundër Jordanisë, disa lojtarë kanë darkuar me nxitim për të filluar të luajnë pingpong, gjë që ka acaruar kapitenin Son Heung-Min, pasi vaktet konsiderohen një kohë për të vëllazëruar brenda ekipit.
Kur Li Kang-In u ngrit nga tavolina, Son i kërkoi të kthehej, por mori komente mosrespektuese që çuan në një moment tensioni, i cili u përshkallëzua në një sherr, deri në atë pikë sa lojtarët e tjerë duhej të ndërhynin për t’i ndarë.
Për kronikë, Son përfundoi me një gisht të zhvendosur dhe u detyrua të luante gjysmëfinalen me dorë të fashuar, si dhe në Totenham-Brajton, pas kthimit të tij në Londër.
Lini një Përgjigje