
Në shtëpinë e Bajernit të Mynihut ka tension dhe pa siguri, ku temë kryesore mbetet e ardhmja e Tomas Tuhel. Tekniku gjerman ka përfunduar nën akuzë, pasi prej kohësh po sulmohet nga tifozët, por ka pasur në krahë lojtarët dhe drejtuesit.
Situata po ndryshon me shpejtësi pas humbjes kundër Bajer Leverkusen dhe mbi të gjitha pas humbjes së pësuar kundër Lacios në Champions League. Në Gjermani janë të bindur:
Tuhel është në fije të perit, kërkohet një kthesë e fortë duke nisur nga dy sfidat e radhës kundër Boçumit dhe Lajpcigut. Në raste të tilla, ku një trajner është në dyshim të fortë, nuk mungojnë as alternativat, zëvendësuesit e tij të mundshëm.
Për momentin dy janë emrat më të rëndësishëm që po qarkullojnë, Zhoze Murinjo dhe Hansi Flik. Rikthimi i këtij të fundit është një pistë konkrete, por për teknikun gjerman interesohet edhe Barcelona.
Pak ditë më parë, e përditshmja gjermane”BILD”, shkruante se Zhoze Murinjo ka nisur të mësojë gjermanisht. Bajerni i Mynihut është një pankinë që tekniku portugez do ta pranonte pa asnjë hezitim. Tuhel është i paralajmëruar, është i qartë se çfarë e pret nëse ekipi nuk rikthehet shpejt te rezultatet pozitive.
Lini një Përgjigje