
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku futbollisti Diego Çavez, sulmuesi i Juarez, humbi jetën në moshën 28-vjeçare, pas një aksidenti të rëndë me makinë. Automjeti me të cilin po udhëtonte lojtari është përplasur me një shtyllë. Ky lajm padyshim që tronditi të gjithë futbollin “trikolor”.
Ekipi i Juarez gjithashtu i ka dedikuar një video dhe një shkrim të ndjerit që u nda nga jeta para kohe.
“Na dhemb shumë kur i themi lamtumirë një shoku. Energjia e tij e pashtershme në fushë dhe buzëqeshja e tij jashtë fushës… ne do ta kujtojmë gjithmonë dashurinë e tij për qytetin dhe ngjyrat tona. I dashur, largimi yt është një goditje e rëndë, por ti do të jetosh në zemrën e secilit prej nesh”, shkruan Jaurez.
Çavez, i cili u rrit në Verakruz dhe mbërriti në Europë në vitin 2020, ku veshi fanelën e Salamankës në Spanjë për një sezon, ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës së tij, ku kishte ardhur një vit më parë nga peruanët e Manuçi.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje