TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shkurt 2024, 19:45

U sëmur në stërvitjen e Kristal Palas dhe u dërgua me urgjencë në spital, Roi Hoxhson jep dorëheqjen nga skuadra angleze

Shkruar nga Pamfleti

U sëmur në stërvitjen e Kristal Palas dhe u dërgua me

Klubi i Kristal Palas është alarmuar sot teksa në stërvitjen e paradites, trajneri Roi Hoxhson është ndjerë keq dhe është dërguar me urgjencë në spital. Një situatë e cila do të sjellë tërheqjen e tij nga futbolli përfundimisht, pasi ishte kthyer vetëm për të ndihmuar këtë klub në sezonin e kaluar duke i siguruar mbijetesën.

Mediat angleze raportojnë se Hoxhson është në gjendje të stabilizuar në spital dhe po kryen teste më të hollësishme mjekësore. Por ndërkohë, “The Sun” bën të ditur se tekniku 76-vjeçar ka vendosur që të tërhiqet nga drejtimi i skuadrës së Premier Ligës.

Ai në fakt do ta kishte komunikuar këtë në një konferencë për shtyp, që ishte planifikuar pas stërvitjes, por ajo u anulua pikërisht për situatën e tij të pazakontë. Pritet që ai të japë dorëheqjen zyrtarisht gjatë këtyre ditëve dhe drejtimin e ekipit do ta marrë Oliver Glasner, ish-trajneri i Eintraht Frankfurt.

roi hoxhson kristal palas

Lini një Përgjigje