TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shkurt 2024, 20:56

Ikardi dhe Lukaku bëhen shpëtimtarë për skuadart e tyre, skuadra e Laçit e pëson në fund Legia s’di të fitojë pa Ernest Muçin

Shkruar nga Pamfleti

Ikardi dhe Lukaku bëhen shpëtimtarë për skuadart e tyre,

Mauro Ikardi dhe Romelu Lukaku kanë qenë protagonistë në ndeshjet e sotme të Ligës së Europës, teksa kanë shpëtuar skuadrat e Gallatasarajit dhe Romës nga rezultatet që mund të komplikonin kualifikimin e mëtejshëm në këtë turne.

Ikardi ishte vendimtar në fitoren 3-2 të Gallatës, teksa ka shënuar në shtesë golin e fitores për skuadrën e tij përballë Spartës së Pragës, në ndeshjen ku Qazim Laçi ishte titullar me ekipin çek.

Ndërsa Lukaku shënoi golin e barazimit 1-1 të Romës në fushën e Fejnordit, duke shmangur një humbje për ekipin italian ndaj rivalëve holandezë me të cilët është përballur vazhdimisht në sezonet e fundit.

Sportingu i Lisbonës ka hedhur një hap të sigurt drejt turit tjetër, duke mundur 3-1 Jang Bojs në Zvicër. Gjithçka mbetet e hapur mes Shakhtar Donjetck dhe Olimpikut të Marsejës pas barazimit 2-2.

Ish-skuadra e Ernetst Muçit, Legia e Varshavës është mposhtur në transfertë nga Molde me rezultatin 3-2. Një sfidë në të cilët polakët shkuan në disavantazh të 3 golave, por gjetën fuqinë për të shënuar dy gola, duke mbajtur kështu shpresa për ndeshjen e kthimit.

Një surprizë e pasdites së sotme ishte barazimi i Ajntrahtit të Frankfurtit përballë Union Sent Xhillois. Gjermanët u “shtangën” duke u ndalur në barazim 2-2, duke lënë që llogaritë e kualifikimit të mbyllen në sfidën e dytë. Në krahun tjetër, Olimpiakosi i Pireut ka fituar minimalisht 1-0 përballë Ferencvaroshi, ndërsa Sturm Graz “shpartalloi” 4-1 Slovan Bratislavan.

 

roma gallatasaraji liga e europës legia e varshavës

Lini një Përgjigje