TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shkurt 2024, 21:19

Briken Calja renditet i pesti në peshën 73 kg, peshëngritësi mbetet jashtë podiumit në Europianin e shtangës

Shkruar nga Pamfleti

Briken Calja renditet i pesti në peshën 73 kg, peshëngritësi

Në Sofie të Bullgarisë po zhvillohet Kampionati Europian i Peshëngritjes për të rritur, turne ku përfaqësohet me 7 shtangistë edhe Shqipëria. I pari që është ngjitur sot në mbrëmje në pedanë nga kuqezinjtë është shtangisti Briken Calja, që garoi në peshën 73 kg, ku u klasifikua në vendin e pestë, pa mundur dot të kapë podiumin.

Në stilin e shkëputjes, Calja realizon vetëm një provë. Ai dështoi të ngrejë 148 kg në provën e parë, peshë të cilën e realizoi në përpjekjen e dytë. Më pas, Calja synoi 153 kg, por sërish dështoi të ngrejë lart shtangën. Ai e mbyll këtë stil në vendin e shtatë.

Edhe në stilin e shtytjes, Calja realizoi vetëm një provë, atë të parën, ku ngriti me sukses 180 kg. Më pas, në dy provat e tjera, shtangisti kuqezi nuk arriti të ngrinte, fillimisht 185 kg e më pas 186 kg. Për pasojë, shtangisti nga Shtërmeni u klasifikua në vendin e pestë në këtë stil. Po në vendin e pestë, Calja u rendit edhe në dygarësh, me 328 kg.

briken calja peshëngritësi shqiptar

Lini një Përgjigje