
Dueli i “mbijetesës” mes Tetuës dhe Kukësit ka përfunduar me rezultatin 1-0, me durrsakët që morën një fitore tepër të rëndësishme në shtëpi.
Ndeshja nisi e balancuar dhe të dyja skuadra u treguan të matura në lojën e tyre, me 45-minutëshin e parë i cili u mbyll me rrjeta të paprekura.
Pjesa e dytë nisi me të njëjtin ritëm me të dyja skuadrat që tentonin të gjenin golin e parë të ndeshjes. Por në fund, të parët që do të gjenin golin e avantazhit, do të ishin durrsakët, të cilët shënuan me anë të Peposhit në minutën 51-të.
Pjesa tjetër e lojës nuk rezervoi surpriza dhe Teuta arriti të siguronte tre pikët me një rezultat minimal 1-0, përballë Kukësit.
Me këtë rezultat Teuta u ngjit në vendin e 8-të me 24-pikë, ndërsa Kukësi mbetet në vendin e fundit të renditjes me 19 pikë.

Lini një Përgjigje