TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Shkurt 2024, 18:44

Largimi i Brojës “autogol”, Pochettino në telashe pas transferimit së sulmuesit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Largimi i Brojës “autogol”, Pochettino në telashe pas

Trajneri i Chelseas Mauricio Pochettino së fundmi e ka parë veten në një pozicion mjaft të vështirë. Strategjia e zgjedhur prej tij në merkato ku preferoi lojtarë të afrimuar përballë talenteve të rritur në ekipet e moshave ka qenë e gabuar.

Sipas medieve britanike presioni mbi argjentiasin është i madh pasi ka qenë ai që ka shtyrë drejtuesit e Çelsit që të largojnë Brojën. Sipas zërave nga dhomat e zhveshjes të klubit blu mësohet se Pochettino përballë talentit shqiptar ka preferuar në “Stamford Bridge” një sulmues të afirmuar.

Fakti që Chelsea largoi Brojën, por nuk mori askënd për ta zëvendësuar ka lënë mjaft pikëpyetje mes drejtuesve të klubit, të cilët kanë pare teksa skuadra është dobësuar. Nëse Jackson Martinez dëmtohet apo pezullohet për shkak kartonësh atëherë Mauricio Pochettino nuk ka askënd tjetër për të aktivizuar si sulmues të parë.

Kjo sitiuatë ka vendosur në vështirësi argjentinasin, i cili përveç rezultateve në fushë së fundmi ka treguar edhe mangësi sa i përket menaxhimit të një grupi lojtarësh siç është ai Chelsea.

pochetino

Lini një Përgjigje